Deputetja aktuale dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska konsideron se ndryshimet e fundit kadrore në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë të panevojshme, të papërshtatshme dhe një hap prapa.
Ajo pretendon se shkarkimi i disa gjeneralëve me rekorde ushtarake jashtëzakonisht profesionale është i pajustifikuar dhe i papranueshëm.
“Është e pakuptueshme që një Gjeneral që ka marrë gjithmonë vlerësime pozitive nga aleatët e tij dhe që ka ende shumë për t’i dhënë Ushtrisë, të “pensionohet” dhe të ricaktohet nga një Komandë operative në një Sektor të Ministrisë.
Ish-ministrja kishte akuzuar më herët se punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes janë thirrur për intervista nga përfaqësues të Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake për të dhënë një deklaratë se pse kanë marrë pjesë në protestat e Drejtësisë për Frosinën. Sipas saj, kjo ka ndodhur pasi është mbajtur protesta e parë.
Ajo theksoi se shumë shpejt do të publikojë të gjitha skandalet e presioneve partiake ndaj punonjësve dhe profesionistëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë.



