
Në rrjetat e peshkatarëve të Borshit ka rënë një peshkaqen i tipit ‘dhelpër’, me gjatësi afro 2 metra dhe peshë rreth 35 kilogramë.
Menjëherë pas nxjerrjes së peshkut në breg, dhjetëra persona janë afruar për ta parë nga afër dhe për të fotografuar kapjen e këtij peshkaqeni. Peshkatarët shprehen se, ndonëse deti i Jonit është i pasur me specie të ndryshme, raste të tilla mbeten të rralla.




