Showbiz
Pesë muaj pas ndarjes, Pete Davidson heq tatuazhet që ia dedikoi Kim Kardashianit
Pete Davidson gjatë kësaj fundjave ishte duke pushuar në Haëaii bashkë me të dashurën e tij, Chase Sui Wonders.
Ndërsa në një moment u shfaq i zhveshur në pjesën e sipërme, ai zbuloi pak më shumë nga tatuazhet e shumta që ka.
Por, mesa duket nuk ekzistonin më tatuazhet që kishte bërë për ish-partneren e tij, Kim Kardashian.
Davidson u fotografua pa tatuazhin “My Girl Is A Lawyer” që kishte vendosur mbi kockën e klavikulës.
Për shkak të karrierës që po ndiqte ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, komediani i SNL bëri tatuazhin meqë ishin në një lidhje dashurie për nëntë muaj.