
Bosnja dhe Hercegovina po përballet me reshje të mëdha shiut, e cila gjë ka bërë të përmbysen vendbanime të ndryshme.
Mund të shihet se uji ka arritur deri në gjysmën e disa shtëpive, ndërsa objektet ndihmëse janë zhdukur në ujë më herët.
Në këtë qytet, dje është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për mbrojtje nga përmbytjet pasi uji depërtoi në shumë shtëpi gjatë orëve të mbrëmjes. Banorët janë evakuuar, ndërsa reshjet e shiut nuk kanë të ndalur
Nga administrata e qytetit të Prijedorit është bërë e ditur se kanë kaluar një natë të vështirë.
“Po rriteshin nivelet e ujit në lumin Sana dhe në Gomjenicë, dhe lumenjtë u përhapën në vendbanimet Gomjenica dhe Tukovi, duke shkaktuar përmbytje në një zonë më të gjerë. Lumi Sana depërtoi në Tukovi përmes murit mbrojtës, i cili ishte ndërtuar dhe përforcuar bazuar në mesataren 500-vjeçare”, thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve, gjatë ditës dhe natës së kaluar, në këtë qytet janë përmbytur rreth 350 shtëpi dhe objekte ndihmëse.



