LajmeSport

Përmbysje spektakolare, Liverpool i pari finalist i Champions League

Liverpool është skuadra e parë që pret një bilete për në finalen e madhe të Champions League.

“Të kuqtë”mposhtën 3 me 2 me përmbysje Villarealin edhe në duelin e kthimit në Spanjë, ndërkohe që edhe në Angli kishin fituar 2 me 0.

Dueli këtë herë ishte më i vështirë për skuadrën e Klopp. Kjo pasi Villareal e mbylli pjesën e parë në avantazh 2 me 0 me gola të Dia dhe Coquelin.

Mirëpo në të dytën Liverpool bëri një përmbysje të madhe duke shënuar tre gola me anë të Fabinho, Luis Dias dhe Mane.

Kësisoj me rezultatin e përgjithshëm 5 me 2, Liverpool shkon në finalen e e Champions League në 28 maj dhe do të presë ekipin rival që do të dalë nga cifti tjetër Real Madrid vs Manchester City.

Ndeshja u transmetua ne Tring.

Related Articles

Back to top button
Close
Close