LajmeMaqedoniTopLajm

Përfundon puntoria tre ditore e organizuar nga Hoxha dhe Bityqi, ja çfar u vendos

Ka përfunduar puntoria tre ditore në temën e “Krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore”. Grupi punes nga MBPEU dhe Agjencia Turke për Menaxhim të Sistemit të Sigurimeve Bujqësore – TARSIM janë shumë inkurajuese ka shkruar Hoxha në profilin e tij në FB, shkruan TOP24.
Ky ishte hapi i parë, me të cilin MBPEU-ja së bashku me Qeverinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve filluan bashkëpunimin me TARSIM dhe se kjo dëshmon se ne kemi kapacitete shkruan ministri Arjanit Hoxha.
Dje përfundoi punëtoria tre-ditore me temë “Krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore”. Rezultatet që i prezantuan grupet teknike të punës nga MBPEU dhe Agjencia Turke për Menaxhim të Sistemit të Sigurimeve Bujqësore – TARSIM, janë më shumë se inkurajuese. Përfaqësuesit e TARSIM, shprehën kënaqësinë e tyre të madhe për bashkëpunimin, organizimin dhe potencialin që kemi. Gjëja më e rëndësishme që ndodhi pas përfundimit të kësaj punëtorie është që ne kemi kapacitet për të krijuar pul sigurimesh bujqësore, si një qasje e organizuar për mbrojtjen e produkteve bujqësore.
Ky ishte hapi i parë, me të cilin MBPEU-ja së bashku me Qeverinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve filluan bashkëpunimin me TARSIM.
Grupet e punës do të vazhdojnë edhe më tej aktivitetet e tyre. Puli i sigurimeve duhet së shpejti të marrë një kornizë ligjore, dhe më pas të zbatohet përmes një sistemi të besueshëm e të qëndrueshëm të sigurimeve bujqësore, në mënyrë që të mbrojë prodhimin bujqësor nga katastrofat natyrore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close