LajmeMaqedoniTopLajm

“Përfshirja e VV-së në Maqedoni të Veriut” – Xhezairi: Nuk është vërejtur deri tani

Lëvizja Vetëvendosje është përfshirë direkt në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut. Partia e Albin Kurtit ka dal në përkrahje të koalicionit VLEN dhe kandidatit për president nga ky koalicion, Arben Taravari.

Të mërkurën për të kërkuar vota për koalicionin VLEN dhe Arben Taravarin në Shkup është shfaqur edhe nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca. Analisti politik, Seladin Xhezariri në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 ka thënë se përfshirja e drejtuesve të shtetit të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni deri me tani nuk është vërejtur shumë.

Sipas tij, edhe para katër vitesh krerët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin angazhuar fuqimisht në mbështetje të opozitës në Maqedoni, duke kërkuar me ngulmë largimin nga skena politike e BDI-së që udhëhiqet nga Ali Ahmeti.

“Jo me largë se dje dy figura kryesore të pushtetit të Kosovës kanë qenë në Shkup dhe natyrisht kjo lë një shihje të hidhur të shqiptarët e Maqedonisë sepse pozicioni me njërin krah me automatizëm nuk shikohet me simpati në taborin tjetër”, ka thënë Xhezairi.

Sipas tij, krerët e institucioneve të Kosovës është dashur të jetë me i kujdesshëm në qasjen që kanë ndaj zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni të Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close