LajmeMaqedoniTopLajm

Përfshirja e diasporës në regjistrim dhe sulmet kibernetike, sonte në “Rruga Drejt”

Në emisionin Rruga Drejtë që sonte do të transmetohet në ora 22 në Alsat, temë debati është regjistrimi i popullsisë i cili ka hyrë në javën e fundit. zv/drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Ilmi Selami, thotë se nuk ka nevojë për dilema sepse Ligji i Regjistrimit është i qartë dhe numri i përgjithshëm i popullatës përfshinë edhe rezidentët edhe jorezidentët. Sipas Selamit, në përcaktimin e përqindjeve bën pjesë edhe diaspora. Në emision u fol edhe për sulmet e vazhdueshme kibernetike të cilat sipas të ftuarve kanë për qellim prishjen e procesit. Selami thotë se rastet janë denoncuar në polici dhe se sulmet bëhen nga grupe mirë të organizuara prej brenda shtetit.

Janë tre kategori të cilët në këtë regjistrim do të regjistrohen. Regjistrohet popullsia rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me origjinë si dhe që jetojnë dhe punojnë në Maqedoninë e Veriut, regjistrohet popullsia jo rezidente, këto janë njerëz që janë me origjinë lindur e rritur jashtë ndoshta por lindur në RMV, me nënshtetësi që jetojnë dhe punojnë në mërgatë në diasporë. Edhe më në fund kategoria e tretë e popullatës së përgjithshme të regjistruar që e përbën kategoria e parë rezidentët plus jo rezidentët popullsinë e përgjithshme të regjistruar nga ku do merret edhe përqindja e popullsisë së përgjithshme”, tha Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit të Statistikave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close