LajmeMaqedoniTopLajm

Përdorimi i terminaleve të gjurmëve të gishtërinjve në zgjedhjet lokale

Për herë të parë në Zgjedhjet Lokale 2021, në procesin e votimit do të përdoren pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve. Për nevojat e 3480 këshillave zgjedhore, është planifikuar të furnizohen 4000 terminale. Deri në fund të javës, në vend duhet të mbërrijnë të gjithë terminalet e blerë nga kompania gjermane “Dermalog” . KSHZ-ja sot mbajti prezantim informativ për funksionimin e pajisjes për identifikimin biometrik të votuesve (PIBV), ndërsa paraprakisht në seancë u miratua edhe Udhëzimi për mënyrën e përcaktimit të identitetit të votuesit.

Me pajisjen për identifikimin biometrik të votuesve do të operojnë vetëm  kryetari ose zëvendës kryetari i Këshillit zgjedhor të cilët do të ketë kartela speciale që janë pjesë e materialit konfidencial zgjedhor dhe ruhen në vendvotimin. Nëse ato mungojnë, pajisja operohet nga një person nga administrata i përcaktuar me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm të Këshillit zgjedhor.

Pas hapjes së vendvotimit, krahas kontrollit standard të hapësirave dhe gjithë materialit të përgjithshëm konfidencial dhe jo konfidencial zgjedhor, kontrollohet edhe funksionaliteti i pajisjes. Kur ndizni pajisjen, njoftohet personi që do operojë me atë, zgjidhet gjuha që do të përdoret dhe printohet raport me gjendjen aktuale të të dhënave në pajisjen.

Në ekranin e pajisjes për identifikimin biometrik të votuesve duhet të shfaqen të dhënat si vijon: Zgjedhjet dhe data e zgjedhjeve, koha momentale, komuna, numri i vendvotimit, numri i përgjithshëm i votuesit të regjistruar, numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar, shpërndarja sipas gjinisë së votuesve që kanë votuar. Pajisja duhet të japë edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve gjatë votimit në intervale që nuk janë më të gjata se dy orë.

Pajisja aktivizohet për identifikimin e votuesve duke filluar votimin në vendvotimin.

Votuesi e dëshmon identitetin e tij me letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme respektivisht letërnjoftim vlefshmëria e të cilit ka skaduar në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre dhe pasaportë vlefshmëria e së cilës ka skaduar ose skadon pas 31 korrikut , 2020 vlefshmëria e të cilës vazhdohet deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe gjurmë të gishtërinjve.

Zgjedhësi hyn në vendvotimi dhe ia tregon letërnjoftimin ose pasaportën e vlefshme anëtarit të këshillit zgjedhor që operon me pajisjen e identifikimit, ndërsa votuesi që nuk ka dokument personal ose ka letërnjoftim ose pasaportë të skaduar para periudhës së shpalljes së zgjedheve nuk do t’i lejohet të identifikohet me gjurmën e gishtit në pajisjen dhe nuk do të lejohet të votojë.

Anëtari i KZ krahason fotografinë e dokumenteve personale me fytyrën e votuesit dhe nëse përcakton se nuk është i njëjti person, nuk e lejon të identifikohet me gjurmën e gishtit në pajisjen dhe nuk do t’i lejohet të votojë.

KZ vërteton identitetin dhe kontrollon nëse votuesi nuk ka votuar më parë përmes të dhënave nga dokumentet e vlefshme dhe duke lexuar gjurmët e gishtërinjve që duhet të përputhen me gjurmët e gishtave të votuesit në listën elektronike të zgjedhësve për vendvotimin përkatës në pajisjet teknike. Identiteti i votuesit vërtetohet duke marrë gjurmë nga gishti i dorës së djathtë, dhe nëse nuk ka gisht tregues të djathtë, merret gjurmë gishti nga dora e majtë. Nëse votuesit i mungojnë të dy gishtat, merret gjurmë gishti nga gishti i radhës i dorës së djathtë dhe e njëjta evidentohet në ditarin për evidentimin e ngjarjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close