
Në datën 7 qershor 2025, ora 20:45, “Arena Kombëtare” do të jetë skena e një ndeshjeje me peshë të veçantë për Kombëtaren shqiptare, që përballet me Serbinë në kualifikueset e Botërorit.
Për të parandaluar çdo incident dhe për të siguruar një ambient të sigurt për tifozët dhe lojtarët, organizimi i kësaj ndeshjeje ka nisur kohë më përpara.
KAMERAT- Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera, po implementojnë masa të avancuara sigurie në stadium.
Kjo teknologji do të ndihmojë në identifikimin e menjëhershëm të personave potencialisht problematikë.
Biletat duhet të jenë me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, duke parandaluar kështu trafikun dhe abuzimin me to. Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë me çadra shiu, shishe, çanta më të mëdha se A4, objekte metalike apo çdo gjë tjetër që mund të shkaktojë rrezik.
Kontrolli trupor do të jetë i hollësishëm dhe i detajuar.
RRUGËT DHE ANTIDRON- Për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme.
Gjithashtu, gazeta mëson se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror.
Shqipëri-Serbi më 7 qershor 2025 do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për shkak të rivalitetit në fushë, por edhe për shkak të sfidave të sigurisë që ajo sjell.



