LajmeMaqedoni

Për zgjedhjet ne Maqedoninë e Veriut dhe pse BDI ka te drejtë të ndihet fitimtare

Raundi i pare i zgjedhjeve per president ne Maqedonine e Veriut solli fitues te qarte, VMRO-n si parti e maqedonasve etnike dhe BDI-n ne radhet e shqiptareve.

-Kandidati i saj per President Bujar Osmani morri 121.088 vota, ose (13.37%) te votave ne total. Jo vetem qe ai morri 38 mije vota me shume nga kandidati i koalicionit opozitar shqiptar, Arben Taravari, por edhe me pak se 60 mije nga kandidati i partise maqedonase LSMD, Presidenti aktual Stevo Pendarovski. Ky rezultat konsiderohet i rendesishem, qe e vendos BDI-ne ne rendin e nje partie me peshe brenda skenes politike maqedonase.

-BDI, pavaresisht se eshte nje parti e nje etnie jo kryesore ne Maqedonine e Veriut arriti te formoj nje koalicion te gjere parazgjedhor me minoritet e tjera te vendit. Turqit, romet, boshnjaket u bashkuan ne nje koaliconit te udhehequr nga BDI nen emrin “Fronti Europian”, i cili ne menyre te qarte dha mesazhin se ky vend nuk mund te shkeputet nga kursi europian dhe se cdo rruge tjeter do te kishte deme madhore. Po keshtu arriti te bente paqe me dy element me peshe elektorale brenda kampit shqiptare si Menduh Thaci e Ziadin Sela te cilet ne zgjedhjet e shkuara i kishte pasur perballe.

-Arriti te neutralizonte ndikimin e kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti mes shqiptareve ne Maqedonine e Veriut, ashtu siç kishte bere me perpjekjet per ndikim turk nje dekade me pare. Kurti direkt dhe jo direkt u investua fuqishem ne koalicionin opozitar shqiptare “Vlen” te udhehequr nga Taravari, perpjekje keto per influence qe nuk rezultuan te suksesshme.

Raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale dhe sigurisht zgjedhjet parlamentare te 8 majit pritet te cimentojne pozicionin e BDI-se, por ne te njejten kohe te sjellin dhe dilema te reja ne lidhje me vendin e kesaj partie ne skenen politike maqedonase.

Related Articles

Back to top button
Close
Close