LajmeMaqedoni

Pendarovski: Më irriton fakti që askush nuk do të mbajë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme, kam qenë një nga viktimat

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, sonte do të jetë i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21. Presidentit Pendarovski ka komentuar edhe zvarritjen e gjykimit për përgjimet e paligjshme duke thënë se është i irrituar nga fakti se gjykimi është i vjetërsuar dhe askush nuk do të mbajë përgjegjësi për përgjimet, në të cilin ishte edhe vetë Pendarovski, i cili në atë periudhë është përgjuar.

“Është për të ardhur keq. Më acaron absolutisht që askush nuk do të përgjigjet për përgjimet, ndoshta vetëm për shkatërrimin e pajisjeve. Një nga viktimat e përgjimeve kam qenë edhe unë. Në disa situata ka një tendencë për të ngadalësuar çështjet. Keni raste ekstreme kur jemi dy ditë para aktgjykimit, një nga juristët e gjykatës del në pension dhe ne i kthehemi fillimit të lëndës… Dhe për këtë askush nuk ka qenë në dijeni”, tha Pendarovski.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close