LajmeMaqedoniTopLajm

Pendarovski flet me pjesëtarët e Armatës në misionet paqeruajtëse në Afganistan, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Afrikë e Liban

Presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura Stevo Pendarovski sot bisedoi përmes video lidhjes me pjesëtaret e Armatës të sistemuar në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare “Mbështetja vendimtare” në Afganistan, KFOR në Kosovë, Altea në Bosnjë e Hercegovinë, EUTM-RCA në Republikën e Afrikës Qendrore dhe UNIFIL në Liban.

Gjatë bisedës, pjesëtarët e misioneve e informuan presidentin Pendarovski për mënyrën e ushtrimit së detyrave të tyre dhe aktivitetet aktuale.

Sipas kabinetit të Pendarovskit, të gjithë individualisht deklaruan se janë me shëndet të mirë, të motivuar dhe të pranuar shumë mirë, si nga komandantët e misioneve ashtu edhe nga kolegët e tyre nga vendet e tjera që marrin pjesë në misione.

Presidenti Pendarovski theksoi se duke kryer në mënyrë profesionale detyrat e tyre, paqeruajtësit tanë japin kontribut të rëndësishëm në sistemin e sigurisë kolektiv.

Duke i uruar shëndet të mirë në vitin 2021, presidenti Pendarovski u uroi pjesëtarëve të Armatës të sistemuar në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare ushtrim të suksesshëm të detyrave dhe kthim të sigurt në shtëpi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close