
Arturo Vidal, prej një viti e gjysmë është rikthyer në Kili, për të mbyllur karrierën te Colo Colo.
Megjithatë, mesfushori duket se nuk po kalon një moment shumë të mirë. Në takimin e fundit, ku skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Deportes Iquique, Vidal ishte më i dobëti në fushë.
Arsyeja? Janë shumë. Në minutën e 12-të, kapiteni kilian humbi penalltinë, duke gjuajtur shumë lart portës. Pak minuta më vonë, ai kishte sërish mundësinë për të zhbllokuar takimin, por gjuajtja me kokë u ndal në shtyllë.
Në fraksionin e dytë, më saktë në minutën e 56-të, Vidal shkaktoi një autogol të çuditshëm me kokë, për t’i dhënë kundërshtarëve avantazhin për 2-1.
Pas këtij episodi, 38-vjeçari kishte një përplasje në distancë me portierin e Colo Colo, ndërsa duhej ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, për të mos agravuar situata.
Së i përket rezultatit, Colo Colo ia doli të rikuperojë dy herë disavantazhin, për të marrë një pikë me vlerë.



