
Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit sot në Tetovë mblodhi kuvenin qendror ku u soll vendimi për organizimin e kongresit të IX-të të kësaj partie i cili do të mbahet më 24 Maj në Pallatin e kulturës në Tetovë, shkruan Top24
Në mbledhjen e sotme kuvendi i PDSH-së po ashtu zgjodhi edhe këshillin për Organizimin e Kongresit, i udhëhequr nga sekretari i partisë z.Sali Ajdini, me ketë përbërje: sekretari organizativ, kryetarët e degëve dhe kryesia e ngushtë e Degës së Tetovës.



