
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se propozimi i kësaj partie për ndryshimet ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e kursimeve pensionale në Trust, është i drejtë dhe si i tillë duhet të përkrahet edhe nga partitë tjera.
Ai ka thënë se me ndarjen e 100 euro nga Qeveria, të papunët kanë mbetur anash
Tutje, Tahiri ka deklaruar se nesër do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori ndaj Bordit të ZRRE-së për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Themelore, e cila e cilësoi si të kundërligjshme vendimin e kësaj zyre për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë.“
“Sa i përket mos respektimit të zyrës së rregullatorit për pezullimin e energjisë, ZRRE është deklaruar se nuk do ta respektojë dhe nesër do të procedojmë në prokurori speciale kallëzime peanle për secilin anëtar të ZRRE-së. Ky është haraç që bartësit e Albinit duan t’ia japin qytetarëve të Kosovës. Këta njerëz po dëmtojnë mbi 350 mijë familje në Kosovë” tha Tahiri.



