
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, sot morri pjesë në cilësinë e Kryetares së Grupit të Miqësisë Maqedoni e Veriut – Shqipëri në hapjen e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Strugë, shkruan Top24
“Kjo zyrë konsullore nuk është vetëm një pikë lidhëse institucionale, por një urë miqësie që i shërben jo vetëm qytetarëve tanë, por edhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona. Miqësia mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është vetëm një lidhje diplomatike, është një marrëdhënie që buron nga historia, gjuha, kultura dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe, stabilitet dhe integrim evropian”, shkruan Pasholli.
Sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e përurimit të Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Strugë , në cilësinë e Kryetares së Grupit të Miqësisë Maqedoni e Veriut – Shqipëri.
Kjo zyrë konsullore nuk është vetëm një pikë lidhëse institucionale, por një urë miqësie që i shërben jo vetëm qytetarëve tanë, por edhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona.
Miqësia mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është vetëm një lidhje diplomatike, është një marrëdhënie që buron nga historia, gjuha, kultura dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe, stabilitet dhe integrim evropian.
Mirënjohje për autoritetet 🇦🇱 dhe Konsullit të Përgjithshëm, z. Petrit Musaj, për këtë hap të rëndësishëm dhe për përkushtimin e tyre në forcimin e lidhjeve ndërshtetërore.
Konsullata e re do të mbulojë zonat e Strugës, Kërçovës, Dibrës, Ohrit, Manastirit dhe Resnjës.



