LajmeMaqedoniTopLajm

Pas Greqisë dhe Bullgarisë, edhe Austria do të na ndihmojë me vaksinën

Edhe Austria do të ndajë një pjesë të vaksinave për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Austrisë në vendin Tonë, Georg Voutas, i cili ka thnë se 5 për qind të dozave do t’i ndajnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në vitin 2021 shohim optimizëm. Austria jo vetëm që e mbështet Maqedoninë e Veriut me nevojat urgjente për pajisje mjekësore, por edhe do t’i vërë në dispozicion gjithashtu 5% të dozave të veta të vaksinave Kovid-19 për Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian nuk do të ishte i plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye, Austria, në kuadër të procesit të integrimit, angazhohet maksimalisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur në vitin 2021.”, tha Georg Voutsas, ambasadori i Austrisë në MV.

Më 22 dhjetor, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Sofje nënshkroi një letër qëllimesh me ministrin bullgar të Shëndetësisë Kostadin Angellov, pasi Qeveria e Bullgarisë vendosi që nga çdo sasi e vaksinave kundër kovid-19 që arrin në Bullgari, një sasi të caktuar t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut.

Përveç përmes donacionit nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë gjithashtu siguroi vaksina përmes mekanizmit Kovaks. Bashkimi Evropian ka siguruar 400 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion shtesë për vendet që nuk janë pjesë e BE-së, të cilat mund të merren përmes vendeve anëtare.   Maqedonia e Veriut ka paguar paradhënie për vaksinën kundër Kovid 19, me çka është siguruar garanci bankare se do të paguhet shuma e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç përmes mekanizmit Kovaks, është vendosur kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe AstraZeneka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close