LajmeMaqedoniTopLajm

Pas çdo ankete del një fitues i ri, 17 tetori përgjigja më e mirë

Na ndajnë edhe katër dit deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve, e që në këtë periudhë janë bërë një sërë anketash për ta matur përkrahjen që partitë politike kanë tek elekorati, por ajo që bie në sy është fakti se asnjë prej tyre nuk ngjan me tjetrën, pasi secila përmban të dhëna dhe përqindje të ndryshme, e kjo situatë ka krijuar konfuzion në shoqëri, e cila më shumë po dëmton se sa po ndihmon partitë politike.

Anketat janë një element shumë i rëndësishëm për matjen e opinionit publik, e cila shfrytëzohet thuajse në çdo çështje sociale, pasi ajo jep një pasqyr më të qartë se si e vlerosjnë qytetarët një fenomen apo dukuri shoqërore, që pastaj të veprojnë apo të krijojnë politika në bazë të saj.

Anketat janë veçanërisht të rëndësisishme për partitë politike në kohë fushate, pasi përmes tyre ata marrin informacione të detajuara se si po përceptohet fushata, sa janë të pëlqyeshëm kandidatët, si po vlersohet programi dhe më e rëndësishmja sa është përqinjda e mbështetjes që ata gëzojnë tek votuesit.

Kjo gjë ka edhe mangësit e veta, pasi në disa raste ajo ka nxjerrë statistika të cilat kanë qenë shumë të ndryshme me rezultatin final, e kjo gjë ka penalizuar jo pak partitë politike të cilët kanë qenë të “pa përgatitur” për një rezultat të tillë. Një mangësi tjetër është edhe publikimi i shumë anketave të cilët dallojnë shumë nga njëra-tjetra e që e gjithë kjo ka shkaktuar konfuzion në opinionin publik, e që kjo gjë në shumë raste ka ndikuar ne rezultatin e përgjithshëm dhe në përcaktimin e votusve se kë do ta mbështesin. e që jo pak herë ka nxjerrë “fitues” humbësin dhe anasjelltas.

E një gjë e tillë po ndodhë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku në kohën e fundit që përkon edhe me fushatën për zgjedhjet lokale janë duke u publikuar sondazhe të shumta, të cilat sa pozitive, janë edhe negative, pasi ato kanë krijuar paqartësi shumë të mëdha në opinionin e brendshëm.

Një anketë nxjerr fituese Bashkimin Demokratik për Integrim, duke rritur entuziazmin në kampin Integrist, se ata janë parti e parë dhe do të fitojnë përsëri në shumicën e komunave që udhëhiqen nga shqiptarët.

Nuk kalon pak dit del një anketë tjetër e cila, nxjerr Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën si fituese në këto zgjedhje, ku ata parashikojnë se ky koalicion do të fitojë në shumicën e komunave që ushëhiqn nga shqiptarët dhe që më në fund do të thyhet “monopoli” i Integristëve, duke rritur entziazmin tek kampi opozitar.

Gëzimi nuk zgjat shumë dhe del një anketë e re e cila e nxjerr Partinë Demokratike Shqiptare si favorit në disa nga komunat më kryesore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e që në këtë mënyrë edhe rritjen e saj në nivel kombëtarë, duke paralajmruar rikthimin e fuqisëhm të kësaj partie në skenën politike të vendit tonë.

Lëvizja Besa, në çdo anketë del me rezutate të ndryshme, ku njëra parashikon rrijte të madhe të kësaj partie dhe favorite në shumë komuna, kurse tjetra e nxjerr në rënie apo nivel të ulët të mbështetjes e cila nuk i siguron asaj fitore në asnjërën nga komunat e vendit.

E njejta situatë paraqitet edhe në kampin politik maqedonas, ku secila nga anketet që realizohet prodhon rezultat të ndryshëm për mbështetjen që gëzojnë partitë politike dhe kandidatët për kryetar komunash, e që e gjithë kjo ka krijuar paqartësi se kush është në avantazh e kush në disavantazh.

Një anktetë e nxjerr Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë si fituesetë zgjedhjeve në pjesën më të madhe të komunave, duke treguar se kjo parti do të vazhdojë qeverisjen në shumicën prej tyre, por që do ta ruaj anavazhin edhe në nivel republikan.

Sondazhi tjetër nxjerr VMRO-DPMNE si fituese në shumicën e komunave në vend, gjithashtu atë e nxjerrë si forcën më të madhe poltike në Maqedoninë e Veriut, që tregon se kemi ndërrim pozicionesh në kampin politik maqedonas.

Një anketë e nxjerr mbështetjen ndaj të “Majtës” si të pa përfillshme, ndërsa anketa tjetër e nxjerr atë si focë në ngritje dhe me një peshë të konsiderueshme në kampin politik maqedonas por edhe në nivel republikan.

Këto anketa kanë krijuar një huti të madhe në opinionin publik, pasi këto duken më shumë të “porositura” se sa që shpreshin realisht perceptimin dhe përkrahjen e elektoratit për partinë apo kandidatin konkret, e që kjo gjë më shumë po dëmton se sa po ndihmon partitë politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close