
Drejtori i Higjienës komunale në Shkup, Zudi Enuzi, që në ditët e para të marrjes së detyrës ka vendosur dy gjuhësiënë në këtë ndërmarje publike. Ai njoftoi se për 12 vjet nga ana e ish drejtorit, kuadër i BDI-së, dokumentet kishin qenë vetëm në gjuhën maqedonase.
“Para ardhjes time Ndërmarja Publike Higjiena Komunale Shkup është udhëhequr nga partia në pushtet dhe ato dokumente që fillimisht vinin te unë për ti nënshkruar ishin të gjitha në gjuhën maqedone. Brenda një periudhe shumë të shkurtë, dy tre ditë, kemi bërë një unifikim të gjitha dokumenteve të brendshme të cilat gjitha që vijnë deri te unë, për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm vijnë në dy gjuhë dhe nënshkruhen ashtu siç është paraparë të nënshkruhen dhe përdoren të dy gjuhët edhe në gjuhën maqedone edhe në gjuhën shqipe”, deklaroi drejtori Zudi Enuzi Koka.



