LajmeMaqedoniTopLajm

Partia Komuniste e Kinës uron Levicën për 10-vjetorin e themelimit

Kryetari i partisë Dimitar Apasiev ka bërë të ditur se me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Levica, partia ka pranuar një urim zyrtar nga Partia Komuniste e Kinës.

Sipas njoftimit, urimi është dërguar nga Departamenti Ndërkombëtar i Komitetit Qendror të PKK-së, ku theksohet rëndësia që kjo parti i kushton zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Levicën. Në mesazh vlerësohet shkëmbimi i deritanishëm mes dy partive si kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve ideologjike në fusha me interes të përbashkët.

Në letër shprehen gjithashtu urime që Levica të arrijë suksese të reja në angazhimin e saj për prosperitet kombëtar, mirëqenie dhe përparim të qytetarëve.

Në aktivitetin jubilar mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Zhang Xiaoyan, duke i dhënë ngjarjes një dimension të theksuar diplomatik.

Nga Levica është vlerësuar ky gjest si konfirmim i komunikimit të ndërtuar dhe i hapjes për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të strategjisë së saj ndërkombëtare dhe profilizimit gjeopolitik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close