
Partia Demokratike Shqiptare ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 mars të këtij viti.
PDSH ka filluar e para nga subjektet politike në komunë të Preshevës që të mbledhë nënshkrimet për pjesmarrje në zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare ka theksuar se janë mobilizuar për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve, ku aktivistë të PDSH-së po ndihmojnë qytetarët dhe kohëzgjatja që i nevojitet një qytetari për tu nënshkruar është diku rreth 30 sekonda.
Partia Demokratike Shqiptare edhe këto zgjedhje do të garojë me numër maksimal të këshilltarëve ku gjithsej i nevojiten 1140 nënshkrime.




