LajmeRajonTopLajm

Parlamenti europjan do të debatoj për dialogun Kosovë – Serbi

Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian pritet të diskutojë për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjatë diskutimit, pritet të ripërsëritet mbështetja e plotë ndaj të Dërguarit Special të BE-së për dialogun në mes të dyja vendeve, Miroslav Lajçak.

Më tej, aty pritet që Prishtinës dhe Beogradit t’i bëhet thirrje të punojnë në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Edhe Kosovës edhe Serbisë do t’i bëhet thirrje që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close