Showbiz
Paris Hilton ka njoftuar së fundmi se është bërë nënë për herë të parë në moshën 40 vjeçare!

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, zbuluan lajmin përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale
Lajmi i Hilton ishte paksa befasues pasi ajo nuk ishte parë shtatzënë dhe nuk kishte ndarë ndonjë plan specifik për mëmësinë, por thuhet se fëmija i çiftit u lind përmes një surrogateje. Paris ka thënë për revistën People se ishte gjithmonë ëndrra e saj të bëhej nënë.
“Ne jemi shumë të emocionuar që kemi krijuar familjen tonë së bashku”, tha ajo në një deklaratë.
Paris dhe Carter u martuan në nëntor të vitit 2021, të cilët organizuar një ceremoni madhështore për ditën e rëndësishme të tyre. Çifti konfirmuan për herë të parë marrëdhënien e tyre në prill të vitit 2020.



