LajmeMaqedoniTopLajm

Paraqitje masive e qytetarëve të Maqedonisë për vaksinim në Serbi

Pas publikimit të lajmit nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni se sasia e parë e vaksinave AstraZeneca do të arrijë muajin e ardhshëm, numër i lartë i qytetarëve kanë filluar të aplikojnë në mënyrë elektronike për t’u vaksinuar në Serbi.

Siç mëson “A1on”, edhe pse informacionet e deritanishme janë që vetëm personat me nënshtetësi serbe mund të aplikojnë dhe të zgjedhin vaksinën që duan ta marrin, shtetasit e Maqedonisë tentojnë që në çdo mënyrë të arrijnë tek vaksinat anti-COVID.

Megjithatë, ekzistojnë informacione se qytetarë nga Maqedonia pa nënshtetësi serbe janë vaksinuar në Serbi.

Në aplikacionin elektronik për vaksinim në Serbi, ekziston mundësia të paraqiten qytetarët që janë shtetas të huaj, të cilët nuk kanë leje qëndrim në Serbi, të cilën më shumë e shfrytëzojnë shtetasit e Maqedonisë.

Problemi i vetëm është se kërkohet numër telefoni serb, ndërsa shumica e qytetarëve të RMV-së kërkojnë ndihmë nga shokët ose familjarët në Serbi, me qëllim për të provuar fatin dhe të arrijnë tek vaksina.

Ndryshe, mediumet në Serbi raportojnë se deri tani atje janë vaksinuar 4 mijë shtetas të huaj dhe për ta vaksina ka qenë falas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close