LajmeMaqedoniTopLajm

Parandalohet kontrabanda në kufirin Maqedoni-Kosovë: Kosovarit i kapen mallra me vlerë mbi 2 mijë euro

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore kufitare, në dy raste të ndara kanë arritur që ta bëjnë parandalimin e kontrabandimit me mallra, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale përgjatë zonave kufitare.

Me datën 17.08.2025 Njësia e Taskforcës – Lindje, e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës, ka trajtuar informacionet se rreth zonës kufitare ndërmjet RMV–RKS një automjet i dyshuar me targa vendore po transportonte mall të kontrabanduar, ku njësitet e angazhuara policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat automjeti i dyshuar është ndaluar. Gjatë kontrollit të automjetit pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, është hasur sasi e mallrave si: tekstil, pajisje elektronike, veshmbathje sportive, bizhuteri etj., të cilat ishin transportuar në mënyrë të kundërligjshme nga RMV në drejtim të Kosovës dhe të cilat nuk kishin dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin personi i dyshuar, së bashku me automjetin dhe mallrat janë shoqëruar në terminalin doganor përkatës, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet mbi 2,000 (dy mijë) euro, të cilat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës

Related Articles

Back to top button
Close
Close