BotaLajmeTopLajm

Paralajmëron Fauci: Shpejt mund t’ju duhet t’i bartni dy maska njëkohësisht

Qendra për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjes mundet shpejt të rekomandojë për të gjithë amerikanët që të bartin nga dy maska për të shtuar mbrojtjen e tyre kundër koronavirusit, tha Dr. Anthony Fauci.

“Kjo ka kuptim,” tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në një intervistë për The Washington Post.

Fauci tha se ka takuar kolegët e CDC-së të hënën rreth mundësisë së vënies së dy maskave njëherësh, shkruan NYPost, përkthen Periskopi.

Madje, Fauci tregoi se agjencia ishte pajtuar të bënte një studim për të përcaktuar efektshmërinë e përdorimit të dy maskave.

“Arsyeja pse nuk po e rekomandojnë tash, është se organizata është e bazuar në shkencë, CDC-ja. Ata bëjnë rekomandime bazuar në të dhëna dhe shkencë, prandaj janë duke parë se si kjo funksionon.”

Fauci tha se inkurajon njerëzit që të vënë dy maska sepse kjo “nuk do të lëndojë askënd.” /Periskopi/ TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close