LajmeRajon

Paralajmërimi i madh i Marta Kos: 5-shja lëviz drejt njohjes së Kosovës (VIDEO)

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, është bërë një nga udhëheqësit më të lartë të unionit, përkatësisht Komisionit Evropian, që flet direkt për një çështje që ka të bëjë me raportet Kosovë-BE.

E pyetur se çka po bën KE-ja rreth asaj se pesë shtetet anëtare të BE-së ende nuk e njohin shtetin që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, ajo dha përgjigje që rrallë dëgjohet nga zyrtarë evropianë, raporton Klan Kosova.

“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë po ndjek se çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, është shprehur ajo.

Ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, thotë se ky qëndrim i diplomates sllovene nuk erdhi aksidentalisht.

Pesë shtetet mos njohëse janë Spanja, Qipro, Greqia, Rumania e Sllovakia.

Në raport me BE-në, nga gjashtë republikat ballkanike synuese të hyjnë në bllok, vetëm ajo e Kosovës nuk e ka as statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Aplikimi për këtë u dorëzua në muajin dhjetor të vitit 2022.

Ndiqni në vijim kronikën e plotë:

Related Articles

Back to top button
Close
Close