
Kandidati për kryetar të Çairit dhe ish shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka dalë me një qëndrim në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për paqe mes Armenisë dhe Azerbejxhanit.
Osmani e quajti këtë marrëveshje si moment historik, njofton Top24
“Marrëveshja e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është një moment historik për rajonin dhe më gjerë.
Në vitin 2023, si Kryesues i OSBE-së, pata privilegjin të ndihmoj në lehtësimin e dialogut mes dy vendeve duke vizituar Jerevanin dhe Bakun, dhe duke u takuar me liderët e tyre.
Sot ndihem i lumtur që ato përpjekje, bashkë me të shumë të tjerëve, kanë çuar në këtë moment të rëndësishëm për paqen dhe bashkëjetesën”, shkruan Osmani.



