
“Ne duhet të punojmë drejt një zgjidhjeje me dy shtete”. Kështu deklaroi Papa Leo XIV teksa largohej nga Castel Gandolfo, ndërsa udhëheqësit botërorë po takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
A mund ta ndihmojë njohja e Shtetit të Palestinës kauzën palestineze? – e pyetën gazetarët. “Mund të ndihmojë, por tani për tani nuk ka gatishmëri nga pala tjetër për të dëgjuar; fushata kundër qytetit të Gazës vazhdon” – tha Papa Lep XIV.
“Mendoj, – shtoi ai, – Shtetet e Bashkuara do të jenë të fundit që do ta njohin Palestinën; në vend të kësaj, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të respektuar popullin e saj.”



