BotaLajmeTopLajm

Papa Françesku përfundon vizitën historike në Irak

Papa Françesku ka përfunduar më 8 mars vizitën e tij historike në Irak. Presidenti irakian Barham Salih e ka shoqëruar 84-vjeçarin me tepih të kuq në aeroportin e Bagdadit. Përgjatë vizitës, të parën ndonjëherë të Papës në Irak, ai ka qenë në katër qytete irakiane, duke përfshirë Mosulin, ish-qendrën e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Ai u ka thënë irakianëve se “paqja është më e fuqishme sesa lufta”, dhe se Iraku do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Lideri i botës së krishterë ka realizuar një bisedë edhe me klerikun mysliman shiit, Ayatollah Ali al-Sistani.

Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë se shqetësohen që turmat e mëdha të njerëzve mund të ndikojnë në përhapje të koronavirusit, në shtetin që po përballet rëndë me pandeminë.

Papa dhe pjesëtarët e delegacionit të tij janë vaksinuar kundër koronavirusit, por jo edhe shumica e irakianëve.

Iraku po përballet me një tjetër valë të koronavirusit, të nxitur nga varianti i ri i virusit që është raportuar fillimisht në Britani.

Në total 13,500 persona kanë vdekur me koronavirus në Irak, derisa numri i të infektuarve arrin në 720,000.

Iraku konsiderohet shtet që përballet me menaxhim të dobët dhe korrupsion kronik./REL

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close