BotaTopLajm

Pandemia Covid-19, Biden premton se jeta do të kthehet në normalitet

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden i premtoi popullit amerikan se do ta mposhtin koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se jeta do të kthehet në normalitet.Para “Ditës së Falënderimeve” Biden i dha mesazh uniteti popullit amerikan duke thënë: “Ne jemi në luftë me virusin jo me njëri tjetrin”.

“Pandemia i ka lodhur të gjithë dhe e ka ndarë vendin. E di që mund ta mposhtim këtë virus dhe do ta mposhtim. Ju premtoj se jeta do të kthehet në normalitet”, tha Biden.

Për shkak të rasteve që janë rritur në shifra rekord, Biden ka paralajmëruar popullin amerikan që të mos udhëtojë gjatë periudhës së pushimeve që fillon me “Ditën e Falënderimeve” dhe me afrimin e krishtlindjeve dhe vitit të ri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close