

MBRETËRI E BASHKUAR- Pavarësisht se është një nga njërzit më me influencë të botës, jeta private e Mbretëreshës Elizabeth është mbajtur përherë shumë diskrete.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar njoftimin se në kuadër të ditëlindjes së saj të pritur më 21 prill do të dali një dokumentar në lidhje me një aspekt tjetër të jetës së monarkes.
Dokumentari tregon monarken e re larg detyrave të saj mbretërore, duke u relaksuar në pishinë me ish-guvernatorin e Zelandës së Re, Sir Ëilloughby Norrie në vitin 1953.
Imazhet kanë kapur nga bashkëshortja e Norrie, Patricia, ku shihen mbretëresha dhe Princ Philip duke shijuar ditën e Krishtlindjes në shtëpinë e guvernatorit. Ajo ka treguar se çifti mbretëror ka qënë në dijeni se po filmohej.
Mbretëresha po atë vit kishte marrë kurorën e saj, dhe duke ruajtur imazhin publik nuk bashkohet në lodrat e shoqëruesve të saj, por i ndjek ato nga veranda.
Dokumentari përmban gjithashtu imazhet e para me ngjyra të mbretëreshës që vijnë nga një vizitë e saj në Kanada në 1951, ku bashkë me bashkëshortin kishin hipur në slita në dëborë.
Në të përfshihet gjithashtu dhe udhëtimi i parë i monarkes në një vend komunist, siç ishte vizita për presidentin Tito në Beograd në 1972. Të tjera pamje tregojnë mbretëreshën teksa mban në krahë princin Andreë kur ishte bebe në Balmoral në 1960.
Dokumentari mendohet të ketë sukses të madh për shkak të eksluzivitetit që një pamja e shkujdesur e mbretëreshës është zbuluar.











