Tuna dhe Cozman dikur ishin bashkëpunëtor në muzikë si dhe në një lidhje.
Pas disa bashkëpunimesh, raportet e tyre ishin prishur.
Madje Tuna tashmë ka edhe dy fëmijë me Patris Berishën.
Por duket se raporti i dyshes tashmë është rregulluar.
Ka disa muaj prej kur në media raportohej se dyshja po vijnë me një bashkëpunim, por kjo nuk ishte konfirmuar nga asnjëri.
E së fundi, Tuna ka postuar disa imazhe ku duket se janë nga xhirimet e klipit, dhe komenti Cozmanit mori vëmendje.
“I huaj” ka shkruar Tuna krah fotove.
E foto ka postuar edhe reperi i cili po ashtu ka shkruar “E huaj”.
Duket se tashmë bashkëpunimi është gati./Lajmi.net/