LajmeRajonTopLajm

Pacolli i reagon Vulinit pasi e quajti trillim maskrën e Reçakut: Turp për ty

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar ministrit serb, Aleksander Vulin pasi ky i fundit e quajti “trillium” dhe “gënjeshtër” masakrën e Reçakut.

Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka thënë  se ai do të angazhohet për nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve të këtij krimi monstruoz.

“Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekun ne plagët e pasheruara!”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i tij:

E lexova nje deklaratë të Aleksander Vulinit, i cili nepermjet filmave propagandistik mundohet te gënjejë botën. Krimin që ndodhi para syve të gjithë botës demokratike dhe i cili provokoj bombardimet e Nato-s ndaj regjimit më të tmerrshëm që ka njohur Evropa.

Si një nga ata që ka njohuri të madhe për ate se si është organizuar dhe si ka ndodhur masakra e Recakut nga shteti serb, do të vazhdoj të angazhohem maksimalisht, bashkë me miqt dhe bashkëpuntorët e mi, në prezentimin e të vërtetës, deri në nxjerrjen para drejtësisë të secilit kriminel. Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, dhe është udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri. Ambasadori Ëalker dhe bota e civilizuar janë deshmitarët e së vërtetës!

Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekun ne plagët e pasheruara!.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close