LajmeRajonTopLajm

Osmani viziton policët në Bërnjak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se të shtunën e 31 dhjetorit, ka qëndruar në pikën kufitare në Bërnjak, dhe ka vizituar gjithashtu edhe bazën policore në Jasenovik dhe kampin Belvedere së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në ditën e fundit të vitit 2022, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Punëvë të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar pikën kufitare në Bërnjak

Këtë e ka bërë të ditur, Osmani në një postim në rrjetin social Facebook, ku a thënë se i kanë vizituar zyrtarët e policisë në Jasenovik e Bërnjak, si dhe kampin “Belevdere”.

“Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere”’, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani duke jau uruar Vitin e Ri i ka falënderuar policët për shërbimin dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Po ashtu, ajo ju ka dhënë atyre Medaljen Presidenciale për Siguri si shenjë vlerësimi për punën e bërë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close