LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Ti japim mbështetje anëtarsimit të RMV-së në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani edhe njëher i ka apeluar të gjithë faktorët relevant të vendit, që ti japim mbështetje maksimale procesit të antarësimit të vendit në Unionin Europian, sepse ky moment sipas tij është historic dhe nuk duhet lëshuar.

Osmani poashtu kërkoi mbështetje edhe nga faktori politik në vend që ta ndihmojnë edhe procesin e ndryshimeve kushtetuese e cila është prioritet gjatë kësaj faze të skriningut, dhe mos të lejojmë që ta humbin këtë mundësi përshkak tekeve personale dhe politike të një subjekti.

“Të gjitha subjektet politike të cilat dëshirojnë që ta bëjnë këtë process si të pa kthyeshëm, pra anëtarësim të plotë të vendit tonë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, tash e kanë kohën dhe mundësinë që bashkarishtë të ulemi dhe të kemi përpjekje të kordinuara me qëllim që ta sigurojmë këtë ardhmëri. Dhe prandaj mendoj se ky momentum politik është pjekur, dhe do të ishte në interest ë prespektivës europiane, por edhe të qytetarëve, që ta realizojmë këtë front PRO europian” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani poashtu ka përmendur se në rast se në Kuvendin e RMV-së nuk arrihen 80 deputetët e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, procesi i bisedimeve dhe i anëtarësimit do të stopohet, dhe vendi do të hy në një rrugë me shumë të panjohura. Ai poashtu pohoi se popujt e ballkanit duhet të shtrinë dorën e pajtimit ti tejkalojnë dallimet nga e kaluara, dhe të gjitha 6 vendet të ecin bashkarishtë në rrugën europiane, sepse alternativë tjetër për vendin dhe Bllkanin nuk ka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close