LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Shenjat në rrugën Dobrosht – Nerasht janë vendosur nga ndërmarrja Pellagonija me pëlqim të kryeshefit Rijat Ali (Dokument)

Kryetari i këshillit të komunës së Tearcës, Besnik Osmani përmes një postimi demantuar lajmet e orkestruara për vendosjen  sinjalistikës në rrugën Dobrosht – Nerasht ku ka publikuar dokumentet me të cilat dëshmon se shenjat e përkohshme janë vendosur nga Ndërmarrja PELLAGONIJA me pëlqim të kryeshefit të policisë së Tetovës, Rijat Ali, shkruan Osmani.

🚫⛔️🚫 DEMANT 🚫⛔️🚫
Lidhur me dezinformimin dhe propagandën e organizuar përmes mediave sociale për banorët e Fshatit Nerasht , Komunës së Tearcës dhe mbarë opinionit publik , rreth mos respektimit të gjuhës shqipe🇦🇱 gjatë vendosjes së shenjave të trafikut rrugor përgjatë rrugës Nerasht – Dobrosht ,të vendosura vetëm në gjuhën maqedone .
🔴SQARIM 🔴 Në kuadër të projektit për rikonstruimin , asfaltimin e rrugës Nerasht – Dobrosht me gjatësi prej 2.2 KM , janë ndjekur dhe respektuar në përpikmëri të gjitha procedurat ligjore : Miratimi si top prioritet nga Këshilli Komunal për realizim , përfshirja në programin vjetor me mbështetjen e të gjithë këshilltarëve komunal , Planifikimi , Projektimi , matjet gjeodezike , Tenderimi , Nënshkrimi i marrëveshjes , Finansimi i tërësishëm nga buxheti i Komunës së Tearcës rreth gjysëm milion500K💶.
1️⃣Kompania fituese e tenderimit është ndërmarrja ” PELLAGONIJA ” e cila do ti realizoj punimet .
2️⃣ Me datë 20-11-2024 Komuna e Tearcës ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme – Sekrori për punë të Brendshme – Tetovë – Pëlqim për regjim të përhershëm të komunikacionit për rrugën lokale Nerasht
3️⃣ Me datë 13 – 12- 2024 nga SPB – Tetovë kemi marrur pëlqimin , dokument ky i nënshkruar nga kryeshefi Z. Rijat Ali .
4️⃣ Ky pëlqim është i bazuar në nenin 14 të ligjit për siguri në trafikun rrugor , shqyrtimin e projektit themelor dhe kqyrjes në vend punim .
➖️ Duke qenë thellë i bindur në mënyrë dhe parimet e funksionimit tonë si udhëheqës të Komunës së Tearcës , nuk duam aspak të ju kushtojmë vëmendje ⚠️këtyre spekulimeve dhe dezinformimeve publike , aq më pak të bëjmë akuza në bazë politike dhe për poena të ulët politik
➡️ Për hirë të korektësisë së procesit dhe procedurës ligjore ju informoj se :
5️⃣ Vendosja e tabelave të PËRKOHËSHME informuese është bërë nga ana e kompanisë – Pellagonija – bazuar në pëlqimin e dhënë nga ana e SPB – Tetovë , dikaster ky që udhëhiqet nga kuadër i LËVIZJES BESA – VLEN.
📛 Absurditet në vete është të lëshohen akuza të pabaza ndaj Komunës së Tearcës për mos respektimin e dy gjuhësisë në tabelat sinjalistike .
⛔️ Përgjegjësinë për këtë lëshim ose pa fuqi politike duhet ta kërkoni tek vetja juaj dhe qeverisja juaj që solli ” Ndryshimin “
♾️ Ne jemi të angazhuar maksimalisht që ky projekt i shumëpritur nga banorët e NERASHTIT të realizohet në afat sa më të shpejtë kohor , me cilësi dhe standarte europjane 🇪🇺
♾️ Ne jemi zotuar për punë , juve po ju a lejmë fjalët , i mbajtshi me shëndet ❗️
🔜 Qytetarët dijnë dhe do të vlerësojnë më së miri se çfar do të mbështesin ❓️
ARGUMENTET apo MASHTRIMET ⁉️⁉️⁉️
🔜 Vazhdojmë me projektet e rradhës , befasi të këndshme po na presin ❗️
➖️ DIELLI☀️ NUK MBULOHET ME SHOSHË ➖️
🧤🥅 AUTOGOL NË MINUTËN E 90 ‘ 🧤🥅

Related Articles

Back to top button
Close
Close