
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, Antonio Tajani, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçka prezantuan iniciativën katërpalëshe për lidhjen e përbashkët dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve përgjatë Korridorit 8.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, kjo platformë politike do të kontribuojë në bashkëpunimin e përgjithshëm dhe forcimin e sigurisë së rajonit, e veçanërisht do të ndikojë në perspektivën e BE-së për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga takimi që u mbajt dje në Brindizi të Italisë dolën gjashtë konkluzione për drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet Iniciativa 8. Sipas një prej konkluzioneve, Korridori 8 ka vlerë strategjike dhe përfundimi i hekurudhës dhe linjës rrugore, dukshëm do të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit dhe në përfshirjen më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në tregun unik të BE-së.Top24



