
Në një debat televiziv në Televizionin Telma, Bujar Osmani, kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, deklaroi se kundërkandidati i tij nga VLEN dhe ish-nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, e ka tradhtuar besimin që BDI ia kishte dhënë për ta udhëhequr Komunën e Çairit.
“Ne i kemi besuar, kemi punuar bashkë. Ia kemi dhënë mbështetjen tonë deri në vitin 2017. Në vitin 2017, Izet Mexhiti duhej të paraqitej në fushatën tonë që t’i fitonim zgjedhjet. Ai nuk ishte fare pjesë e fushatës,” tha Osmani, duke iu referuar kohës kur e mbanin të fshehur Mexhitin, i cili më parë kishte qenë kryetar i Komunës së Çairit për 12 vjet.
Osmani kujtoi se e njëjta gjë po ndodh edhe në këtë fushatë.
“Tani, as kryetarin aktual nuk e kemi. Do të thotë, ne duhet t’i fshehim kryetarët e komunave që t’i fitojmë zgjedhjet,” theksoi Osmani.
Sipas Osmanit, qytetarët nuk duhet të jenë instrument në lojërat partiake. Ata meritojnë llogaridhënie, transparencë dhe një vizion të qartë, e jo kandidatë që fshihen për të mos ia kujtuar opinionit dështimet e tyre.


