
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas bombardimit të një spitali në Gazë, ku mbetën të vdekur qindra persona.
“Është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar ajo në platformën X, të njohur më parë si Twitter.
Afro 500 persona kanë humbur jetën të martën pasi aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur një spital në Gazë.



