LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani nuk dëshiron të komentojë akuzat e “Grupit të zjarrit”

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, nuk ka dashur të komentojë sot akuzat e bëra personalisht ndaj tij nga funksionarët e lartë të BDI-së, të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” .

“Nëse fillojmë të komentojmë çdo lloj të komentimeve joformale rreth punës sonë, nuk do të kemi kohë për të punuar. Vlerësimin e punës së ministrave, posaçërisht të MPBJ-së e bëjnë institucionet objektive, siç është Komisioni Evropian. Mendoj se KE është vlerësuesi më objektiv i punës së institucioneve përkatëse, në veçanti në kushte kur kanë nisur bisedimet, sepse kushdo tjetër që bën vlerësime, ka dozë të subjektivizmit në atë vlerësim”, deklaroi sot Osmani duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, pas akuzave që bashkëpartiakët e tij të pakënaqur, bëjnë në vazhdimësi ndaj punës së ministrave shqiptarë në ekzekutiv.

Për akuzat e të pakënaqurve nga puna e funksionarëve aktualë të BDI-së, nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga Reçica. Një video e një kënge të kënduar nga Lideri i BDI-së Ahmeti, u konsiderua si përgjigje, por sot nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, e cilësoi këtë video si abuzim flagrant dhe dëshmi se BDI duhet të lirohet nga uzurpatorët dhe të paaftët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close