
Kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka premtua Qendër ditore për fëmijët me autizëm, njofton Top24
“Sot u takova me prindërit e fëmijëve me autizëm dhe me aftësi të kufizuara, si dhe me organizatat që i mbështesin ata.
I dëgjova me vëmendje, me zemër të hapur, dhe sot bëmë një marrëveshje të përbashkët:
Këta fëmijë nuk kanë nevojë për mëshirë, kanë nevojë për mundësi, kujdes dhe dashuri.
Çairi që po ndërtojmë do të jetë për të gjithë, pa përjashtim.”, shkruan Osmani.



