LajmeRajon

Osmani falënderon ShBA-të për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani, përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se ShBA janë shembull i fuqishëm i një partneriteti të palëkundur, raporton Shqip.

“Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ndër tjera presidentja.

Postimi i plotë:

Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë!

Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara!

Related Articles

Back to top button
Close
Close