
Kreu i diplomacisë, Bujar Osmani në deklaratë për mediat nga samiti i NATO-s në Vilnius të Lituanisë tha se pret që gjatë muajit korrik të nisin procedurat për ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Osmani tha se shpreson që opozita të votojë bashkërisht ndryshimet kushtetuese.
“Do të ishte mirë që ndonjëherë edhe opozita të vijë në samite të këtilla, e di që nuk mundet…por që ta shohë atmosferën këtu, që ta shohë se çfarë do të thotë që një shtet të ulet në tavolinë me më të fuqishmit, ta shihni kryeministrin Kovaçevski bashkë me presidentin Biden, me kryeministrin e Britanisë, ku bisedojnë për sfidat e përbashkëta, këtë mundësi ta kemi me BE-në, të ulemi në tavolinë me shtetet më progresive në botë, dhe kjo mundësi tani është në duart e opozitës, mendoj që gjëja më e mirë që mund të ia dhurojnë votuesve të tyre dhe qytetarëve, si progres, si ardhmëri, si standard, si mënyrë për t’i mbajtur këtu qytetarët, është që bashkërisht t’i votojmë këta ndryshime kushtetuese”, tha Osmani. Top24



