BotaLajme

Opozita turke me thirrje për protesta nacionale pas arrestimit të prefektit të Stambollit

Studentët që e kanë mbështetur prefektin e arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamogllu, në Universitetin e Stambollit, gjatë demonstratave të sotme depërtuan barrikadat e policisë, pas së cilës policia ndërhyri me gaz lotsjellës, njofton DPA, duke cituar mediat lokale.

Veprimi erdhi pasi opozita kryesore e Turqisë, Partia Republikane Popullore (CHP) bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare pas arrestimit të prefektit të Stambollit, Ekrem Imamoglëu.

Kjo parti u bëri thirrje mbështetësve të mblidhen në zyrat e partisë në të gjithë vendin në orën 14:00.

Megjithatë, protestat në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë me më shumë se 16 milionë banorë, janë përjashtuar për shkak të ndalimit disaditor të demonstratave të vendosura nga guvernatori i qytetit, tha partia.

Guvernatori, i cili u emërua nga Erdogani, qeveris provincën e Stambollit.

Imamogllu u arrestua vetëm disa ditë përpara emërimit të tij të pritshëm si kandidat presidencial i opozitës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close