LajmeMaqedoni

Opozita nuk e mbështet buxheti për vitin 2025 – Thonë se është jozhvillimor dhe diskriminues

Buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm sipas Venko Filipçes është jozhvillimor dhe është dokument pa vizion me të cilin do të gjenerohen borxhe të reja. Kryetari i LSDM-së tha se deputetët e tij nuk do ta mbështesin dhe shtoi se me projektimet e tilla të arkës shtetërore plotësohen nevojat e pushtetit por jo edhe të qytetarëve. Ai foli edhe për kredinë hungareze për të cilën tha se qytetarët do të paguajnë shkalla të dyfishta të interesit. Sipas Filipçes politika e huamarrjes së vazhdueshme po e çon vendin në një zonë të rrezikshme. Andaj kanë parashtruar rreth 200 amendamente të cilat presin se do të pranohen.

“Qeveria në propozim buxhetin pasqyron paidetë e veta, planifikimin e keq dhe joreal. Nga ky buxhet mund të arrihet në përfundim se Qeveria vetëm planifikon që ta vendos vendin në borxhe pa zhvillim të shërbimeve kyçe, shëndetësisë, arsimit, si dhe pa asnjë mbështetje të bujqëve, ndërsa pagat dhe të ardhurat e qytetarëve nuk ka planifikuar fare që t’i risë. Lidhja socialdemokrate nuk do të votojë për buxhet të tillë”, tha Filipçe.

Me kritika dhe vlerësime për buxhetin e propozuar dolën edhe nga BDI. Thonë se ai është krijuar në mënyrë diskriminuese nga Qeveria pa legjitimitet.

“Kemi rritje enorme të shpenzimeve buxhetore, arka nuk do të mbushet për shkak se nuk respektohen rregullat fiskale me deficid, që tani është edhe më i lartë nga viti 2024. Borxhi publik edhe më shumë do të rritet dhe kjo tregon se arroganca e funksionarëve as po shkurtohet e as po kontrollohet. Është e patjetërsueshme që të shprehim keqardhje të thellë dhe dëshpërim nga ata që premtuan konsolidim fiskal pas formimit të qeverisë pa legjitimitet etnik”, deklaroi Ahmeti.

Propozim buxheti për vitin 2025 është buxheti i parë që e propozon kjo Qeveri. Debati për të do të jetë në seancën e nesërme të Komisionit për financim dhe buxhet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close