LajmeMaqedoniTopLajm

Omer Ajdini publikon videon me aktivitetet: Është hera e parë që një forum rinor politik (FRASH & FRAA) arrin të bëj ndryshim nga opozita

Omer Ajdini, kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët ka shpërndarë një video, për të treguar përpjekjet e aktivistëve të Opozitës shqiptare, për ta tërhequr nga përdorimi librin fyes për shqiptarët, Gjeografinë për vitet e dyta të Gjimnazit të Reformuar. Në këtë libër, shqiptarët cilësoheshin si ardhacakeë, si okupues, vrasës, si pasardhës të çerkezëve, romëve dhe turqve e shumë cilësime fyese dhe raciste. Disa aktivitete radhazi u bënë nga partitë e opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, duke përfshirë këtu djegien e faqeve ofenduese nga libri, alarmimin e situatës edhe në mediat e Shtetit Shqiptar, letër përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë ku i ftonin për të reaguar e pasi këto të fundit nguruan të përgjigjen, Opozita Shqiptare ua bëri publike letrën si shenjë proteste e presioni, përcjell in7.

Sot u paralajmërua se libri më në fund do të tërhiqet. Për këtë arsye, Ajdini ka publikuar videon në fjalë, që mund ta shikoni në fund të tekstit.

“Është hera e parë që një forum rinor politik (FRASH & FRAA) arrin të bëj ndryshim nga opozita me aktivitetin dhe presionin e tij. E ja që po ndodh tek ne! E identifikuam problemin, e bëmë presionin dhe ja arritëm qëllimin. Sot, pas 20 vitesh ofendim shqiptarëve dhe 5 ministrave shqiptar të arsimit, libri i Gjeografisë u tërhoq nga përdorimi”, ka shkruar mbi videon e publikuar, Omer Ajdini.

Related Articles

Back to top button
Close
Close