LajmeRajon

Oferta më e re e PDK-së për VV-në, për ta rrëzuar qeverinë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë edhe njëherë thirrje VV-së, që në momentin që kjo parti siguron 37 nënshkrime për mocionin, PDK do ia japë ato të mbeturat.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se është koha që qeveria Hoti të “ecë në shtëpi”.

“Konsideroj që është momenti që kjo qeveri me shku në shpi. Kolegët që kanë nis një nismë në mocion, nëse e kanë seriozisht merrini 37 nënshkrime, ua sigurojmë na 40, dhe me 61 qeveria shkon në shtëpi. Bjerini 37 nënshkrime, hajdeni në zyre të grupit parlamentar, vijat i keni fshi”, iu drejtua Haxhiu, VV-së.

Në Kuvendin e Kosovës sot po mbahet seanca, ku po diskutohet për 100-ditëshin e Qeverisë së Hoti.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close