
Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka nisur procedurë disiplinore ndaj Zherard Pikes, i cili dyshohet se është përfshirë në një sjellje që konsiderohet si kërcënuese ndaj gjyqtarëve në ndeshjen Andorra – Mirandes.
Sipas raportit të gjyqtarit De Ena Volf, Pike, së bashku me drejtorin sportiv Haume Nogués dhe menaxherin e ekipit, Karles Manso, dyshohet se u janë drejtuar referëve në tunelin që çon në dhomën e zhveshjes me fraza ofenduese si “ju horra” dhe “bir b…”. madje duke e detyruar edhe policinë që të ndërhyjë.
Procedurat e nisura nga RFEF aktualisht nuk rezultojnë në një sanksion të drejtpërdrejtë, por synojnë t’i sqarojnë faktet dhe të vlerësojnë nëse është e nevojshme një dosje e plotë disiplinore, njoftojnë mediat spanjolle. RFEF do ta vazhdojë hetimin e saj për ta përcaktuar nëse do ta hapë një hetim të plotë apo do ta mbyllë çështjen.
Nëse konfirmohet, sjellja e Pikes dhe e gjyqtarëve të përfshirë mund të rezultojë në dënime të rënda, deri në dymbëdhjetë ndeshje moslojë, me pasoja të rënda për klubin dhe imazhin e gjyqtarit katalunas.



